Mbappe edhe më afër kalimit te Real Madridi

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:48
 Mbappe edhe më afër kalimit te Real Madridi

Sipas të gjitha gjasave, Kylian Mbappe do të jetë i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Sipas gazetarit francez nga “ESPN”, Julien Laurens, Paris Saint-Germaini ka hequr dorë nga mbajtja e francezit në skuadër

PSG-ja tani thuhet se është vetëm duke e pritur zyrtarizimin e kalimit të Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

Klubi francez i kishte ofruar një kontratë të re 23-vjeçarit dhe po mbante shpresa për rinovim, por kjo tani duket se nuk do të ndodhë.

Së fundi është raportuar se ish-sulmuesi i Monacos ka arritur edhe marrëveshje personale me “Los Blancos”.

Kylian Mbappe te Real Madridi do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon këtë verë. 

(Kosova Sot Online)