Golden State e fiton finalen e parë me Dallasin

  • S.A /
  • 19 May 2022 - 12:10
Golden State e fiton finalen e parë me Dallasin

Golden State e ka fituar ndeshjen e parë finale të Konferencës Perëndimore në NBA. Warriors e mposhtën Dallasin me rezultat bindës, 112:87, duke e dominuar lojën fund e krye. Stephen Curry ka qenë hero i Golden State me “double-double”, duke i realizuar 21 pikë dhe i pati 12 kërcime, për t’ia siguruar fitoren e parë ekipit të tij. Nga ana tjetër, ylli i Dallasit, Luka Doncic e mbylli lojën me 20 pikë, që është statistika më e zbehtë e tij në “play-off”.

Andreë Wiggins i shtoi 19 pikë për Warriors dhe e bllokoi mjaft mirë Doncicin.

Ndeshja e ardhshme finale e Konferencës do të luhet të premten në mesnatë, kur Warriors do të luajnë në shtëpi në San Francisco.

E në Konferencën Lindore, Miami udhëheq 1-0 në serinë finale ndaj Boston Celtics, derisa loja e dytë do të zhvillohet sonte në mesnatë.

(Kosova Sot Online )