Lexoni edhe:
Krijimi i Qeverisë nën hije të PDK-së rimobilizim i SHIK-ut për ta kapur pushtetin dhe zhvatur e tregtuar me shtetin
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Ky shtet është nacionalfashist dhe ka shkaktuar gjakderdhje të madhe në Ballkan. Krimet serbe dhe luturat e përgjakshme që i ka shkaktuar, sidomos në këto dekadat e fundit, nuk po dënohen prandaj me këtë tolerancë dhe mos ndëshkim të së kaluarës së afërt kriminale të këtij shteti, mundë të priten edhe veprime tjera pushtuese dhe militariste kundër vendeve fqinjë në rajon. Duke e ledhatuar dhe duke mos e ndëshkuar Serbia kriminale nuk ndalet.
Serbia ka qenë dhe është e përkëdhelura e shumë shteteve të BE-së. Veç Rusisë, Serbia si shtet, mbi territoret jo serbe, kryesisht territore shqiptare, është krijuar nga mbështetja që i ka dhënë Franca dhe e përkrahur edhe nga disa shtetet të tjera, që tash janë në BE. Këtë shtet e kanë krijuar dhe natyrisht se nuk po e dëmtojnë tani produktin e tyre. Edhe sot ka shtete që janë në anën e shtetit serb, pavarësisht se çfarë qëndrimesh merre Serbia në raport me luftën e ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, invazionin ushtarak pushtues të Rusisë kundër shtetit të Ukrainës. Këtu është fjala për 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për Francën që megjithatë kjo e ka njohur Kosovën shtet të pa varur, por që janë ende në anën e Serbisë.
Të mbështetur në faktin se lufta në Ukrainë ka krijuar shumë vështirësi, është arritur te fakti, që në Ballkan mos të krijohet gjendja që krijon konflikt të ri ushtarak. Në këtë anë kryesisht është çështja midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht raportet me shtetin serb. Këtej ende nuk po ndëshkohet shteti serb, përkundër faktit se shteti serb kurrë nuk do të vendos sanksione kundër Rusisë.Lidhur me këtë çështje Serbia ka deklaruar qartas:
(...) kurrë nuk do të njihet shteti i Kosovës".Thjeshtë, BE e dinë, sikundër e din edhe Parisi, Londra, Berlini e Brukseli, se shkaktar i gjendjes së rëndë në Ballkan është Serbia. Dhe, megjithatë ende po ledhatohet e përkrahet ky shtet në qëndrimet neofashiste. Kjo e ka vështirësuar gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe ka krijuar mundësi për militarizim të Serbisë. Ajo tash është armatosur. Ky shtet është nacionalfashist dhe ka shkaktuar gjakderdhje të madhe në Ballkan. Krimet serbe dhe luturat e përgjakshme që i ka shkaktuar, sidomos në këto dekadat e fundit, nuk po dënohen prandaj me këtë tolerancë dhe mos ndëshkim të së kaluarës së afërt kriminale të këtij shteti, mundë të priten edhe veprime tjera pushtuese dhe militariste kundër vendeve fqinjë në rajon. Duke e ledhatuar dhe duke mos e ndëshkuar Serbia kriminale nuk ndalet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".