Arsenali siguron shërbimet e Marquinhos

  • 20 May 2022 - 20:00
Arsenali siguron shërbimet e Marquinhos

Arsenali ka siguruar shërbimet e sulmuesit të ri brazilian, Marquinhos.

“Goal” ka raportuar këtë të premte se 19-vjeçari ka udhëtuar drejt Londrës për të përmbyllur marrëveshjen.

Arsenali thuhet se do të paguajë 3 milionë funte për anëtarin e Sao Paulos.

Për transferimin e Marquinhos, “Topçinjtë” kanë qenë në bisedime me klubin brazilian në dy javët e fundit.

Marrëveshja dhe gjithçka tjetër është arritur, derisa tani pritet vetëm edhe njoftimi zyrtar nga klubi londinez.

Marquinhos luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.

(Kosova Sot Online)