Fejohet basketbollisti i njohur

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 09:27
Fejohet basketbollisti i njohur

Basketbollisti kosovar, Rron Grapci, është fejuar me Sara Sokolin.

Kjo u bë e ditur nga Sara, e cila përmes një postimi në “Facebook” tha se ka qenë përgjigja më e lehtë që ka dhënë ndonjëherë

“’PO’-ja më e lehtë që kam thënë ndonjëherë. Të dua”, shkroi ajo krahas fotografive.

31-vjeçari është emër i njohur për skenën e basketbollit kosovar.

Grapci në këtë sezon u paraqit te skuadra nga vendlindja e tij, Peja, teksa më herët ka veshur edhe fanellën e Rahovecit.


(Kosova Sot Online)