Manchester City apo Liverpool

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 09:47
Manchester City apo Liverpool

Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së 38-të dhe të fundit në Premierligë për sezonin 2021/22.

Padyshim se e gjithë vëmendja do të jetë te Manchester City dhe Liverpooli, dy skuadrat që janë në garë për titullin e kampionit

Kampioni në fuqi do të luajë me Aston Villan në “Etihad Stadium”, teksa “Të Kuqtë” në “Anfield” e presin Wolvesin.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është lidere në tabelë me 90 pikë, kurse skuadra e Jurgen Kloppit është e dyta me një pikë më pak.

Të gjitha ndeshjet e sotme në elitën e futbollit anglez do të zhvillohen nga ora 17:00.

(Kosova Sot Online)