Përleshje e madhe mes “Torcidave” dhe policisë

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 11:29
Përleshje e madhe mes “Torcidave” dhe policisë

Të shtunën mbrëma ka ndodhur një përleshje mes Policisë kroate dhe tifogrupit “Torcida”.

Sipas mediave kroate, përleshja ka ndodhur në autostradë. Rreth 1600 tifozë të Hajduk Splittit thuhet se po riktheheshin në shtëpi pas ndeshjes që kjo skuadër e zhvilloi me Dinamo Zagrebin.

Pamjet nga kjo përleshja janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, derisa vëmendje mori një video ku shihet një polic duke goditur tifozët me shkop.

(Kosova Sot Online)