Gjiganti evropian interesohet për Leaon

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 16:02
Gjiganti evropian interesohet për Leaon

Rafael Leao e kaloi një sezon fantastik në fanellën e Milanit.

Sulmuesi portugez ishte protagonist tek “Rossoneri” duke i ndihmuar ata të shpallen kampionë të Italisë pas 11 vjetësh pritjeje.

Dhe, 22 vjeçari ishte protagoniste edhe mbrëmë në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos, kur i realizoi tre gola.

E paraqitjet e këtij sezoni të 22 vjeçarit u kanë rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se Leao është bërë objektiv i Real Madridit

Gjiganti spanjoll dështoi ta transferojë Kylian Mbappen, ndërsa tash i është vënë pas sulmuesit të rrezikshëm portugez.

Leao i ka realizuar 11 gola në 34 paraqitje këtë sezon në “San Siro”.

Ai është i lumtur në Milano, por një ofertë e papërmbajtshme mund t’ua ndërronte mendjen drejtuesve të Milanit.

Natyrisht, edhe për lojtarin do të ishte një privilegj të luajë në klubin më të suksesshëm në histori të futbollit. 

(Kosova Sot Online)