“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, aeroplani i Feyenoordit mbërrin në Tiranë

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 15:37
“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, aeroplani i Feyenoordit mbërrin në Tiranë

Kontingjenti i Feyenoordit ka mbërri tashmë në Shqipëri.

Klubi holandez është finalist i Europa Conference League, ndërsa do të luajë me Romën në finalen e Tiranës.

Holandezët e kanë bërë njoftimin e parë pasi mbërritën në aeroportin “Nëna Terezë” në kryeqytetin shqiptar.

“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, ka shkruar klubi holandez përmes rrjeteve sociale

Ekipi nga Roterdami do të vendoset në Tiranë para ndeshjes së nesërme me romakët, e cila do të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)