Berberi i Pogbas “e zbulon” të ardhmen e francezit

  • S.A /
  • 26 May 2022 - 09:06
Berberi i Pogbas “e zbulon” të ardhmen e francezit

Paul Pogba e mbylli eksperiencën me Manchester United dhe tash është në kërkim të klubit të ri.

Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të qershorit, ndërsa është i lirë ta zgjedhë klubin e ardhshëm.

Ditëve të fundit kanë nisur të rriten spekulimet për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit francez në Juventus.

E këto thashetheme i ka përforcuar berberi i tij, i cili i ka komentuar në fotografinë e fundit në Instagram.

Pogba e bëri një postim mbrëmë, duke shkruar: “Ju e dini se çfarë kohe është”.

E ndërkohë, 29 vjeçarit në postim i ka komentuar edhe berberi i tij, i cili i është bashkuar thirrjes së tifozëve “Pogback”, të cilët e kërkojnë rikthimin e tij në Juventus.

Ky koment ka zgjuar shumë polemika dhe e afron edhe më shumë lojtarin me “Zonjën e Vjetër”.

Mesfushori kreativ ishte larguar nga “Bianconeri” në vitin 2016 për t’u rikthyer në “Old Trafford”, ku nuk e pati një eksperiencë pozitive.

Krahas Juves, interesim për Pogban kanë shprehur edhe Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi.

(Kosova Sot Online )