Mourinho ndërpret konferencën, shkak janë lojtarët e Romës

  • S.A /
  • 26 May 2022 - 08:59
Mourinho ndërpret konferencën, shkak janë lojtarët e Romës

Pas fitores përballë Fejnordit dhe festës së trofeut, trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, iu drejtua dhomës së konferencës, për të thënë fjalët e tij pas ndeshjes.

Duket se kjo konferencë nuk shkoi ashtu siç 59-vjeçari e priste, pasi lojtarët e tij menduan t’i bënin një “surprizë”.

Nga pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shikohet se si futbollistët verdhekuq shkojnë dhe i bëjnë një dush me shampanjë Murinjos.

(Kosova Sot Online )