Salah e kërkon hakmarrjen ndaj Realit

  • S.A /
  • 26 May 2022 - 13:03
Salah e kërkon hakmarrjen ndaj Realit

Mohamed Salah është i vendosur të hakmerret ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian është duke e pritur qe një kohë të gjatë këtë mundësi pasi ishte lënduar nga Sergio Ramos në fillim të ndeshjes, në finalen e vitit 2018, të cilën Liverpooli e kishte humbur nga “Los Blancos”.

E tash, 29 vjeçari është më i motivuar se kurrë për t’i mposhtur madrilenët në finalen e Parisit.

“Më kujtohet kur u largova pas 30 minutash në atë lojë, ishte momenti më i keq i karrierës sime”, kujton Salah.

“Isha i shkatërruar. E kisha një sezon të mirë dhe më pas po e luaja finalen e parë të Championsit. Të largohesha aq herët nga loja ishte gjëja më e keqe që mund të më ndodhte”, vazhdoi ai.

“E kuptova rezultatin derisa isha në spital. Mendoja se ne nuk do ta humbisnim atë lojë. Unë nuk isha ndier kurrë në atë mënyrë më parë në futboll”, shtoi ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës.

Sidoqoftë, tash ai është i fokusuar në finalen e së shtunës, të cilën synon ta fitojë, për t’ia sjell Liverpoolit trofeun e shtatë të Championsit.

Salah u lëndua së fundmi dhe ekzistonte frika se do të mundë të mungojë edhe në finalen e Parisit.

Por, ai është i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për duelin me madrilenët këtë fundjavë. 

(Kosova Sot Online )