Mediat spanjolle e zbulojnë emrin e zëvendësuesit të De Jongut në Barcelonë

  • S.A /
  • 26 May 2022 - 09:04
Mediat spanjolle e zbulojnë emrin e zëvendësuesit të De Jongut në Barcelonë

Barcelona po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për sezonin 2022/23.

Gjiganti katalunas po mendon t’i shesë disa nga lojtarët aktualë për t’ua hapur rrugën prurjeve të reja.

E njëri prej atyre që mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Camp Nou” është edhe Frenkie De Jong.

Mesfushori holandez nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive dhe është në listën e transfereve të “Blaugrana”.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

E në ndërkohë, Barça thuhet se e ka gjetur pasardhësin e tij.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, trajneri Xavi Hernandez e ka zgjedhur Bernardo Silvan e Manchester Cityt si pasues të duhur të ish-futbollistit të Ajaxit.

Kjo pasi trajnerin katalunas nuk po e bind sa duhet Carlos Soler për ta sjell në Kataluni.

De Jong, nga ana e tij, mund të përfundojë në Manchester United gjatë verës që po vjen.

(Kosova Sot Online )