Interi i bën ofertë zyrtare Mkhitaryanit

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 18:51
Interi i bën ofertë zyrtare Mkhitaryanit

Interi raportohet se e dëshiron nënshkrimin me Henrikh Mkhitaryanin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se “Nerazzurrët” i kanë bërë një ofertë zyrtare futbollistit armen

Sipas gazetarit italian, bisedimet mes palëve janë duke vazhduar.

Në anën tjetër, Mkhitaryan ka marrë gjithashtu ofertë edhe nga Roma për të rinovuar kontratën.

Interi thuhet se është i sigurt për nënshkrimin me 33-vjeçarin, teksa tani janë duke pritur vendimin përfundimtar të tij.

Mkhitaryan te Interi mund të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Romën skadon zyrtarisht më 30 qershor. 

(Kosova Sot Online)