Golden State Warriors arrijnë në finalen e NBA

  • S.A /
  • 27 May 2022 - 09:27
Golden State Warriors arrijnë në finalen e NBA

Golden State Warriors e arriti finalen e gjashtë në NBA në tetë vitet e fundit duke u kurorëzuar kampionë të Konferencës Perëndimore pasi mposhtën Dallas Mavericks 120-110 të enjten mbrëma. Një sezon që pa Stephen Curry të bëhej lideri i të gjitha kohërave me tre pikësha në NBA.

Golden State Warriors fituan në serinë gjysmëfinale 4:1, duke u treguar superior ndaj Dallas Mavericks.

Tani, Warriors duhet të presin fituesin e finaleve të Konferencës Lindore midis Boston Celtics dhe Miami Heat për të filluar finalet e NBA të enjten e ardhshme, 2 qershor në San Francisko, Kaliforni. 

(Kosova Sot Online )