Vrasja e dyfishtë në veri të Mitrovicës, djali dyshohet se theri për vdekje babain dhe vëllain

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 09:11
Vrasja e dyfishtë në veri të Mitrovicës, djali dyshohet se theri për vdekje babain dhe vëllain

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës. Një burrë atje dyshohet se ka therur për vdekje babain e tij dhe vëllain.

Rastin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)