Perisic arrin marrëveshje me Tottenhamin

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 09:27
Perisic arrin marrëveshje me Tottenhamin

Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes tij dhe Tottenham Hotspurit.

Klubi nga Londra raportohet se ka mposhtur Chelsean dhe Juventusin në garën për të siguruar shërbimet e kroatit.

Perisic me Tottenhamin ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.

33-vjeçari te skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Interin skadon më 30 qershor. 

(Kosova Sot Online )