Messi tregon se kush e meriton “Topin e Artë”

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 17:07
Messi tregon se kush e meriton “Topin e Artë”

Sipas Lionel Messit, Karim Benzema e meriton që ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.

Rreth asaj se kush do ta fitojë këtë trofe të çmuar, argjentinasi tha se nuk ka dyshime

“Mendoj se nuk ka dyshime. Është shumë e qartë se Benzema pati një vit spektakolar. Në Ligën e Kampionëve ishte kyç, që nga e 16-ta e tutje në të gjitha ndeshjet. Mendoj se nuk ka dyshime këtë vit”, tha Messi për “TyC Sports”.

Përveç që e ndihmoi Real Madridin në triumfin e Ligës së Kampionëve, Benzema e ndihmoi skuadrën edhe në fitimin e titullit të kampionit në La Liga.

Shumë njohës të futbollit ndajnë mendimin e njëjtë me Messin, teksa mbetet të shihet në fund se kush do të shpallet si më i miri për këtë vit.

(Kosova Sot Online)