Kurtulus i bashkohet menjëherë Kombëtares

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 19:29
Kurtulus i bashkohet menjëherë Kombëtares

Edvin Kurtulus do t’i bashkohet sonte Kombëtares A të Suedisë për ndeshjet e qershorit.

Federata e Futbollit e Suedisë (SvFF) ka konfirmuar se kapiteni, Victor Lindelof, është larguar nga grumbullimi shkaku i lëndimit

Federata suedeze gjithashtu ka njoftuar se FIFA tashmë ka miratuar kërkesën e tyre për të pajisur Edvin Kurtulusin me dokumentacionet e nevojshme për t’iu bashkuar Suedisë.

Kësisoj, SvFF bëri të ditur se Lindelof do të zëvendësohet me ish-reprezentuesin e Kosovës U21.

Kurtulus me Suedinë A do të bashkohet sonte.

(Kosova Sot Online)