Futbollisti që la Kosovën për Suedinë i komenton fyerjet dhe urrejtjen e tifozëve

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 15:03
Futbollisti që la Kosovën për Suedinë i komenton fyerjet dhe urrejtjen e tifozëve

Edvin Kurtulus, i cili vendosi ta lë Kombëtaren e Kosovës, ku ishte kapitenin i Kombëtares U-21 dhe së fundmi u ftua në Përfaqësuesen A, duke iu bashkuar Kombëtares së Suedisë, i ka parë reagimet e tifozëve kosovarë

Këta të fundit u acaruan kur Kurtulus e mori vendimin e papritur për t’iu bashkuar ekipit skandinav, duke e lënë ekipin dardan, me ç’rast shpërthyen me fyerje të ndryshme ndaj futbollistit me origjinë nga Prizreni, por që është lindur dhe rritur në Suedi.

Kurtulus thotë se nuk është e lehtë për të t’u shmanget komenteve të tifozëve nga Kosova, por po mundohet ta bëjë këtë dhe të fokusohet në futboll.

“Po mundohem ta fiki telefonin, t’i çaktivizojë njoftimet dhe të mos i shohë fare. Është lehtë të thuash gjithçka është në rregull, por në realitet është pozitë e vështirë. E di që ka shumë urrejtje. Por, po mundohem ta tejkalojë duke u fokusuar në futboll, në performancën time që duhet ta bëj në fushë”, ka deklaruar Kurtulus për mediat suedeze.

“Jam përpjekur të mos merrem shumë me ato çfarë thuhen për mua. Pavarësisht zgjedhjes, do të urrehesha. Në fund, zgjedhja ishte ajo që mendoja së është më e mira për mua dhe kjo ishte Suedia”, ka theksuar Kurtulus. 


(Kosova Sot Online)