Lexoni edhe:
Për dialog me Qytetarët serb të Kosovës, të çlirohen nga propaganda mashtruese e Beogradit dhe të integrohen
Ukraina luan sot për herë të parë që nga fillimi i luftës, e kërkon Botërorin për t’i nderuar heronjtë e saj.
Kombëtarja e Ukrainës do të zbresë në fushën e blertë sonte për herë të parë që nga fillimi i luftës me Rusinë në këtë vend. Ukrainasit do të përballen me Skocinë në “Hampden Park” të Glasgowt në gjysmëfinale të “play-offit” në tentim të kualifikimit në Botëror.
E fituesi i këtij dueli do të luaje të dielën me Uellsin në Cardiff dhe fituesi e pret një biletë për në “Katar 2022”.
Ukrainasit e kanë mendjen tek lufta, por duan ta bëjnë një arritje të madhe për nder të viktimave dhe atyre që po e mbrojnë çdo pëllëmbë të tokës së tyre nga agresori rus.
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në muajin mars, por pasi presidenti rus Vladimir Putin i futi trupat në Ukrainë, ndeshja u shty për në qershor, ndërsa Rusia u përjashtua nga garat.
Cilado nga këto kombëtare, Uellsi, Skocia apo Ukraina që kualifikohet në Botëror, do të përfundojë në grup me Anglinë, me Iranin dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Kosova Sot Online )