Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Greqi

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 13:09
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me njoftim se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, që zhvillohet do të zhvillohet këtë të diel, kanë dalë në shitje.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton gjithashtu se biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

KLIKO KËTU: BILETAT

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund t’i blejë deri në katër bileta.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C, do të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Paraprakisht, Kosova do të luajë sonte me Qipron në udhëtim, kurse më 9 qershor e pret Irlandën e Veriut.

E më 12 të këtij muaji e viziton Greqinë në fund të maratonës prej 4 ndeshjesh në pjesën e parë të qershorit.

“Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. 

(Kosova Sot Online)