Super Distria, kalon në gjysmëfinale

  • S.A /
  • 03 June 2022 - 11:44
Super Distria, kalon në gjysmëfinale

Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit. Kampionia olimpike fitoi ndaj xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel për ta siguruar një vend në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 54 kilogramë.

 Xhudistja kosovare triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari dhe duke e arritur çerekfinalen.Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë.Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin.

(Kosova Sot Online )