Zbulohet oferta që Arsenali po e përgatit për Tielemansin

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 18:37
Zbulohet oferta që Arsenali po e përgatit për Tielemansin

Arsenali është duke kërkuar me ngulm që të nënshkruajë me Youri Tielemansin.

Mesfushori belg pritet që të largohet nga Leicester City në afatin kalimtar të verës së këtij viti

“Topçinjtë” vazhdojnë të jenë më të interesuarit për shërbimet e tij, teksa tani raportohet se janë duke e bërë gati edhe një ofertë.

Sipas “Fichajes”, Arsenali është duke e bërë gati ofertën prej 35 milionë eurove për Tielemansin.

Klubi anglez do e lejojë largimin e 25-vjeçarit, pasi këtë vit ka shansin e fundit për ta shitur.

Youri Tielemans ka kontratë të vlefshme me Leicester Cityn deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)