Pogba rikthehet te klubi italian

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 15:29
Pogba rikthehet te klubi italian

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për rikthimin e Paul Pogba me fanellën e Juventusit. Sipas asaj që raportojnë mediat ishullore, gjithçka është e kryer dhe mungon vetëm firma në kontratë që gjithçka të finalizohet me sukses.

Ajo që pritet është një takim që do të ndodhë ditët në vazhdim (ndoshta edhe sot) ku do të sistemohen edhe detajet e vogla. Pogba do të përfitojë kështu një pagë prej 7.5-8 milionë euro në sezon Nga ana tjetër, kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare.

Në kontratë përfshihet edhe mundësia për të zgjatur marrëveshjen edhe për 1 vit tjetër, në rast se arrihen disa objektiva. Gjithmonë sipas mediave italiane, rikthimi i tij është vetëm çështje ditësh. Juventusi ka mposhtur kështu konkurrencën e Real Madridit dhe PSG për Paul Pogba. 

(Kosova Sot Online)