“Plisat” e Prishtinës s’i ndahen Shqipërisë

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 18:20
“Plisat” e Prishtinës s’i ndahen Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër do ta zhvillojë ndeshjen tjetër në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të përballen me Izraelin nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë

E, kombëtarja shqiptare do ta ketë përkrahjen e tifozerisë “Plisat”.

Ata kanë njoftuar se do të jenë në stadiumin “Air Albania” nesër.

“Ne jemi gati. Nesër na pret Tirana. Përkrahja jonë e parreshtur vazhdon. Jemi mëse të bindur në fitoren e kombëtares. Plisa, nisja do të bëhet në ora 11:00 nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë. Prezent duhet të jenë edhe ata të cilët do të vijnë me vetura, ngase aty do të bëhet edhe shpërndarja e biletave të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)