Chelsea i prin garës për De Ligtin

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 09:07
Chelsea i prin garës për De Ligtin

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës. Qendërmbrojtësi holandez mund ta ketë të ardhmen në Premierligë.Dje u fol për një interesim të mundshëm të Manchester United për shërbimet e përfaqësuesit holandez. Kjo pasi trajneri i ri i United, Erik ten Hag e do ish-futbollistin e tij tek Ajaxi në “Old Trafford”.

Mirëpo, mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se Chelsea tash i prin garës për qendërmbrojtësin stabil. Futbollisti holandez po ashtu pëlqehet edhe nga gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid. Por, më e mundshme është që e ardhmja e tij të jetë në Premierligë. Natyrisht, Juve do ta kërkonte një shifër të lartë për kartonin e futbollistit. 

(Kosova Sot Online )