Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 10:35
Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Sadio Mane njihet si njëri prej futbollistëve më të thjeshtë në botë. Përkundër faktit se në xhirollogaritë e tij i ka milionat, futbollisti afrikan nuk ka ndryshuar asnjëherë. Së fundmi, sulmuesi në largim i Liverpoolit u rikthye në fshatin e tij, Bambali. Ai e shfrytëzoi rastin për ta zhvilluar edhe një ndeshje futbolli me shokët e fëmijërisë, në një fushë me baltë ku binte shi i rrëmbyeshëm. 29 vjeçari ndërkohë ka premtuar se do ta ndihmojë vendin e tij.

Ai do të kontribuojë në ndërtimin e një antene energjetike me akses në rrjetin 4G dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve spitalore në shërbim të grave senegaleze. Mane ka treguar se është një njëri i madh, i cili nuk i harron kurrë rrënjët e tij. Ai pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere dhe me gjasë do të transferohet në Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )