Dyshimet e ngritura rreth PSG-së, UEFA nis hetimet

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 13:35
Dyshimet e ngritura rreth PSG-së, UEFA nis hetimet

Paris Saint-Germain është sërish në qendër të vëmendjes për çështjet financiare dhe tashmë është cak i hetimeve nga UEFA. La Liga kishte qenë e pakënaqur me mënyrën se si PSG ishte në gjendje të operonte në tregun e transferimeve dhe, më konkretisht, me kontratat e lojtarëve, dhe ata madje shkuan deri në paraqitjen e një ankese kundër klubit francez pasi rinovuan marrëveshjen me Kylian Mbappen. Të mërkurën, gazeta franceze L’Equipe raportoi se llogaritë e PSG-së po shqyrtohen sërish nga UEFA. Gazetari Etienne Moatti ka shpjeguar se PSG-ja duhej t’i përgjigjej një ‘kërkese për informacion’ në lidhje me llogaritë e saj nga ekspertë në lojën e ndershme financiare nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s për klubet (ICFC). Kur PSG t’i përgjigjet pyetjeve të ICFC dhe të bëhet një ekzaminim i detajuar i të dhënave, do të vendoset nëse do të hapet apo jo procedimi ndaj klubit francez, i cili bëri një humbje prej 224.3 milionë euro në sezonin 2020/21.

Problemet nisën në vitin 2014, kur klubi u detyrua të nënshkruante një “marrëveshje zgjidhjeje” me ICFC-në (në fakt, sanksionet u pranuan nga klubi për të mos u ndëshkuar më rëndë), duke përfshirë një gjobë prej 60 milionë eurosh. Në qershor 2018, llogaritë e klubit u hetuan për muaj të tërë për të gjykuar vlerën reale të kontratave të sponsorizimit të PSG-së, dhoma e hetimit e ICFC mbylli dosjen “pa ndjekje”. Megjithatë, në fund hetimi u rihap, megjithëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do ta mbyllte përfundimisht çështjen. La Liga u ankua për PSG-në për shkeljen e Fair Play Financiar. La Liga tashmë ka paraqitur një ankesë kundër PSG-së dhe Manchester Cityt në UEFA për shkelje të Fair Play Financiar. Javier Tebas ka shpjeguar pamundësinë e rinovimit të kontratës nga PSG me Kylian Mbappe me humbjet që kanë pësuar sezonet e fundit. “PSG do të përfundojë me humbje prej 200 milionë eurosh. Tashmë kanë zvarritur 300… dhe shkojnë e rinovojnë Mbappen me ato shuma”. “Ata do të duhet të mashtrojnë, nuk e di nëse është duke paguar jashtë mjedisit francez apo duke rritur sponsorizimin, gjë që ata tashmë po e bëjnë”, u ankua Tebas. PSG nuk ka dashur të komentojë komentet e Tebas. 

(Kosova Sot Online )