Gjilani zbulon orarin e ndeshjeve ndaj Liepaja në Conference League

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 19:35
Gjilani zbulon orarin e ndeshjeve ndaj Liepaja në Conference League

Football Klub Liepaja është kundërshtari i SC Gjilanit në raundin e parë të UEFA Conference League.

Klubi është formuar në vitin 2014 dhe ka patur jo pak suksese në kampionatin e Letonisë, duke fituar dy herë kupën e vendit dhe një herë janë kurorëzuar me titullin kampion.

Nga edicioni 2016/17 janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, dhe tani të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 7 korrik me fillim nga ora 20:00, ndërkohë ndeshja kthyese do të luhet më 14 korrik në stadiumin “Daugava” në Liepaja të Letonisë.

(Kosova Sot Online)