Rodrygo zbulon se si u tall Modric me Salahun pas finales së Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 16:42
Rodrygo zbulon se si u tall Modric me Salahun pas finales së Ligës së Kampionëve

Për shumë futbollistë te Real Madridi, triumfi në Champions League ishte vetëm një tjetër sukses evropian, por për të tjerët ishte i pari.

Ky ishte rasti i Rodrygo Goes, një prej heronjve të “Los Blancos”, veçanërisht me golat e tij kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale.

I intervistuar nga Cortes Podcast, Rodrygo tregoi një numër historish.

Njëri, megjithatë, ishte më interesant se pjesa tjetër, pasi ai zbuloi disa fjalë nga Luka Modric për Mohamed Salah pas përfundimit të ndeshjes në Paris.

“Më duhet të tregoj një ngjarje qesharake. Kur mbaroi finalja e Ligës së Kampionëve, ne bëmë një gardë nderi për lojtarët e Liverpoolit. Salah kaloi pranë, i dëshpëruar dhe Modric, i cili ishte në anën tjetër, e përshëndeti dhe i tha: ‘mund të provosh përsëri herën tjetër’”, tregoi Rodrygo.

Rodrygo e bëri të qartë se Real Madridi kishte përdorur komentet e Salah para ndeshjes si motivim, me egjiptianin që fliste shumë për hakmarrjen në ditët para finales.

(Kosova Sot Online)