Derisa në Angli po përmendet për një skandal, Granit Xhaka mbrëmë në Prishtinë e “kalli ndejën”

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 10:00
Derisa në Angli po përmendet për një skandal, Granit Xhaka mbrëmë në Prishtinë e “kalli ndejën”

Mesfushori i gjigantit anglez, Arsenalit, Granit Xhaka, është duke kaluar pushimet në Kosovë. Reprezentuesi i Zvicrës zgjodhi që në mbrëmjen e së premtes të dëfrehet në një nga lokalet e Prishtinës. Ai ka publikuar video të shumta në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihet se ishte në shoqërinë e disa personave.

Bashkë me Xhakën ishte edhe djali i axhës së tij, Agoni, i cili aktivizohet në futbollin kosovar. Ai në sezonin e fundit luajti te Malisheva.

Gjithashtu, me ish-mesfushorin e Baselit e Borussia Monchengladbachit u pa edhe këngëtari i njohur si Blero, të cilin Xhaka e quan vëlla.

Kujtojmë se në Angli kanë nisur hetimet ndaj Granit Xhakës nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh.

(Kosova Sot Online )