Zyrtare: Cesc Fabregas largohet nga Monaco

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 11:57
Zyrtare: Cesc Fabregas largohet nga Monaco

AS Monaco ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Cesc Fabregasit.

Mesfushori spanjoll largohet si lojtar i lirë nga klubi francez, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Palët nuk kanë bërë marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit dhe kështu Fabregas largohet nga “Stade Louis II” pas tri vjetëve.

Para kalimit te Monaco, Fabregas ishte pjesë e Chelseat. Ai më herët ka luajtur edhe te Barcelona e Arsenali.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë skuadra e re e 35-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online )