Interi pritet ta transferojë Bellanovan nga Cagliari në huazim me obligim blerjen

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 16:35
Interi pritet ta transferojë Bellanovan nga Cagliari në huazim me obligim blerjen

Interi pritet që të nënshkruajë me Raoul Bellanova nga Cagliari si i huazuar me obligim blerjen, shkruajnë mediat në Itali

22 vjeçari ka bërë 31 paraqitje në Serie A gjatë sezonit të kaluar ku Cagliari i mbijetoi rënies në Serie B.

Gazzetta dello Sport raporton se Bellanova fillimisht do të vije si i huazuar por Interi obligohet që ta blejë atë pastaj dhe lëvizja të jetë përmanente.

Ai do ta zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili ju bashkua Tottenhamit, shton ky raport. Bellanova do të luajë kryesisht në anën e djathtë bashke me Denzel Dumfries teksa Matteo Darmia do të ndërrojë krahët për të ofruar kështu mbulesë për Roben Gosen 

Marrëveshje duket e njëjtë si ajo që solli Kristjan Asllanin të Interi nga Empoli, pasi që Simone Inzagji po shikon për lojtarë të rinj.

I lindur në Itali, Bellanova ka luajtur për Milanin në nivelet e të rinjve por karrierën profesionale e filloi në Francë me Bordeaux.

Megjithatë, ai pati një debutim të vështirë dhe nuk ka luajtur për këtë klub. Ai u huazua te Atalanta në janar 2020 por aftësitë e tij dolën në pah pasi që luajti në Serie B me Pescara.

Në fillim të sezonit të kaluar, Bellanova ju bashkua Cagliarit në huazim me opsion blerjen dhe kjo klauzolë u aktivizua në fund të muajit të kaluar. 

(Kosova Sot Online)