KOK prezantoi ekipin për Lojërat Mesdhetare

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 11:38
KOK prezantoi ekipin për Lojërat Mesdhetare

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin mesdhetar për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik do të mbahen në Oran të Algjerisë.

Ekipi në përbërje prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve, u prezantua në ceremoninë e organizuar në Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, deklaroi se në mungesë të xhudos për ceremoninë hapëse të LM Oran 2022, flamurin tonë do ta bartin mundësi Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u shpreh optimiste se këtë herë do të fitohen edhe më shumë medalje. Ajo kishte fituar të artën katër vjet më parë në LM Tarragona 2018.
Trajneri më i mirë i xhudos për vitin e kaluar, Driton Kuka, theksoi se krahasur me katër vite më parë, këtë herë ka më shumë sportistë pretendentë për të fituar medalje.

Në ceremoni, presidenti i KOK-ut, Krasniqi ndau pinat për kryeministri Kurti dhe ministrin Çeku, të cilët bashkërisht ndanë fanellën e Kosovës për xhudisten Krasniqi dhe mundësin Shala.

Grupi i parë i ekipit niset sonte, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim. 

(Kosova Sot Online)