Militao në radarin e gjigantit anglez

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 15:17
Militao në radarin e gjigantit anglez

Chelsea raportohet se po planifikon një ofertë për Eder Militaon.

Chelsea ka mbetur pa Andreas Christensenin e Antonio Rudigerin, dhe po kërkon që të përforcohet me një qendërmbrojtës.

Sipas “Fichajes”, Thomas Thuchel e ka identifikuar Militaon si përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.

Rudiger kaloi nga “Blutë” te Real Madridi dhe kjo mund të “detyrojë” brazilianin të largohet nga “Santiago Bernabeu” shkaku i konkurrencës.


Militao ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri më 30 qershor 2025.

Bazuar në “Transfermarkt”, 24-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)