Pau Torres drejt Premier Ligës

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 20:44
Pau Torres drejt Premier Ligës

Synimi i Manchester United, Pau Torres është drejt kalimit në Premier Ligë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano

Mbrojtësi i Villarreal vazhdon të jetë i lidhur me disa klube në Angli dhe Romano ka shkruar se kjo do të ndodh gjatë këtij afati të verës.

Në fillim të këtij muaji, Daily Mail raportoi që Tottenham po shikon një marrëveshje shkëmbimi për Torres që do të bënte që Giovani Lo Celso të bënte lëvizjen permanente në Villarreal.

26 vjeçari ka kaluar gjysmën e sezonit si i huazuar në Estadio de la Ceramica dhe ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Unai Emery, kështu që kjo mund të ndikojë tek klubi spanjoll.

(Kosova Sot Online