Juventusi interesohet për Neymarin

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 15:30
Juventusi interesohet për Neymarin

Juventusi po e shqyrton mundësinë e transferimit të Neymarit.

Nuk është hera e parë por duket se tani ka më shumë opsione. Massimiliano Allegri, trajneri i skuadrës bardhezi, ka kërkuar ngritjen e nivelit të skuadrës dhe braziliani mund ta bëjë këtë.

Përveç kësaj, situata e sulmuesit brazilian te Paris Saint-Germain jo vetëm është e pasigurt por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze ta shesë, apo të luajë pa të.

Me Di Maria dhe Pogba gjithashtu në orbitën e skuadrës italiane, në tavolinë është edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos.

Jorge Mendes thuhet se i ka propozuar portugezit që të rikthehet për të luajtur për Juventusin, diçka që sot nuk përjashtohet, edhe pse si Neymar ashtu edhe Ronaldo do të duhej të ulnin ndjeshëm pagat. 

(Kosova Sot Online)