U largua nga Liverpool pas gjashtë vitesh, Mane falenderon tifozët: Nuk do t'ju harroj kurrë

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 15:57
U largua nga Liverpool pas gjashtë vitesh, Mane falenderon tifozët: Nuk do t'ju harroj kurrë

Sadio Mane u largua nga Liverpool pas 6 vitesh për të vijuar një aventurë të re në Gjermani, ku firmosi me skuadrën e Bayern Munich.

Pasi nënshkroi me bavarezët, Mane postoi në faqen e vet zyrtare në Instagram një mesazh, ku falënderonte tifozë e Liverpool për mbështetjen në këto gjashtë vite.

“Dua t'ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e vogël e këtij suksesi të jashtëzakonshëm që kemi pasur gjatë këtyre 6 viteve.

Ju ishit pranë nesh në momente të mira dhe të këqija. Unë kurrë nuk do të harroj.”

“You Never Walke Alone"

(Kosova Sot Online)