Zalgiris: Ende nuk e kemi studiuar si duhet Ballkanin

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 16:06
Zalgiris: Ende nuk e kemi studiuar si duhet Ballkanin

Ballkani do të bëjë debutimin në garat evropiane më 5 korrik, kur në “Fadil Vokrri” do të përballet me ekipin nga Lituania, Zalgiris, nga ora 20:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kur kanë mbetur edhe 13 ditë deri në ndeshjen e parë të tyre, klubi lituanez deklaroi se ende nuk kanë arritur ta studiojnë lojën e kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Kjo, pasi sipas tyre ishin të angazhuar me ndeshje kampionale, teksa sezoni në elitën e futbollit lituanez është duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)