City arrin marrëveshjen e dytë për transferimin e Phillips

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 20:45
City arrin marrëveshjen e dytë për transferimin e Phillips

Mesfushori është blerja e dytë pas Erling Haaland nga skuadra e Etihad Stadium

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips, ka arritur që të konfirmojë Goal me anë të burimeve të veta.

Kampionët e Premier Ligës do të paguajnë 42 milionë funte për anglezin me mundësi tre milionë të tjera me bonuse.

Mesfushori i ri premtues Darko Gyabi i City do të kalojë në Elland Road të Leeds në një marrëveshje me vlerë prej 5 milionë funte.

(Kosova Sot Online)