Zaniolo drejt largimit nga Roma

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 12:59
Zaniolo drejt largimit nga Roma

Nicolo Zaniolo pritet që të largohet nga Roma në afatin kalimtar të verës së këtij viti. Palët nuk po arrin marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit dhe largimi i lojtarit nga “Olimpico” duket i pashmangshëm, 

Reprezentuesi i Italisë me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por ai ka kërkuar që me kontratën e re të ketë pagë vjetore prej 6 milionë eurove.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo shifër është e papërballueshme për romakët, të cilët do e lejojnë lojtarin që të largohet këtë verë.

Roma thuhet se është e gatshme që të bisedojë me klubet për çfarëdo marrëveshje – shitje apo huazim me detyrim blerjeje.

Juventusi e Milani janë përmendur si klubet e interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit.

(Kosova Sot Online )