Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 11:19
Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20

Përfaqësuesja A e Kosovës do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Kosova U-20 të dielën me fillim nga ora 19:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ndeshje do ti shërbej të dyja ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Kosova A më 30 qershor si mysafire do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Kurse, Kosova U-20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik.

(Kosova Sot Online )