Katër klube në garë për Iscon

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 15:26
Katër klube në garë për Iscon

Isco nga sezoni i ardhshëm do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Spanjolli nuk ka rinovuar kontratën me Real Madridin, teksa ka njoftuar kohë më parë se do të largohet në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Gazetari, Ekrem Konur, ka bërë të ditur se për Iscon kanë shprehur interesim katër klube .

Sipas tij, klubet e interesuara për shërbimet e 30-vjeçarit janë Real Betis, Roma, Sevilla dhe Galatasaray.

Isco në tregun e transferimeve vlerësohet me 7.50 milionë euro.

Ish-mesfushori i Malagas me klubin e ri mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor.

(Kosova Sot Online)