Zbulohet paga e Sadio Manes te Bayern Munichu

  • S.A /
  • 27 June 2022 - 10:36
Zbulohet paga e Sadio Manes te Bayern Munichu

Sadio Mane tashmë është lojtar i Bayern Munichut, pas kompletimit të transferimit nga Liverpooli.

Bavarezët paguan 41 milionë euro për shërbimet e senegalezit te The Reds.

Mane u largua nga Liverpooli, pasi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me kushte të përmirësuara. Lojtari fitonte mbi 100 mijë euro në javë te klubi anglez, por te kampioni i Bundesligës merr dukshëm më shumë.

Në muaj, Mane fiton plotë 1,6 milion euro në muaj, ndërsa në sezon i bije mbi 19 milionë euro.

Senegalezi do të vesh numrin 17-të në fanellën e Bayernit, e që tashmë janë duke menduar për ndeshjet parasezonale. 

(Kosova Sot Online )