Tottenhami e zyrtarizon sot Richarlisonin

  • G.G /
  • 30 June 2022 - 14:29
Tottenhami e zyrtarizon sot Richarlisonin

Richarlison është përforcimi më i ri i Tottenhamit.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e sulmuesit brazilian.

Spurs do t’i shpenzojnë 58 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm

Ai do t’i kryejë vizitat mjekësore në Brazil dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën afatgjate.

Me Richarlisonin, sulmi i ekipit të Antonio Contes do të jetë më i fuqishëm në sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)