Këtë numër do të ketë Lukaku tek Interi

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 15:37
Këtë numër do të ketë Lukaku tek Interi

Tashmë çdo gjë është zyrtare. Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm.

Njoftimi vjen nga vet llogaria zyrtare e zikaltërve në Twitter.

Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin 2022/23 në formë huazimi.

Ndërkohë, ai ka zgjedhur fanellën me numrin 90 në të.

Kur ishte pjesë e Interit, ai kishte fanellën me numrin 9, numër të cilin e pati edhe te Chelsea sezonin e fundit.

(Kosova Sot Online)