Akil Gjakova e fiton medaljen e bronztë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 17:54
Akil Gjakova e fiton medaljen e bronztë

Kosova e ka siguruar medaljen e pestë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë dhe të katërtën nga sporti i xhudos.

Është Akil Gjakova i cili arriti ta fitonte medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar triumfoi ndaj italianit Manuel Lombardo pas një lufte të gjatë dhe mjaft interesante.

Paraprakisht, në çerekfinale Gjakova triumfoi ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, për t’u mposhtur nga algjeriani Dris në gjysmëfinale.


(Kosova Sot Online)

Sot, Laura Fazliu e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.