Prishtina e zyrtarizon Pefqelin

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 19:05
Prishtina e zyrtarizon Pefqelin

FC Prishtina po vazhdon me prezantimin e përfocimeve për edicionin e ri.

“Plisat” dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës bardhekaltër ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.

Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ’89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën.

(Kosova Sot Online)