Henrikh Mkhitaryan i bashkohet zyrtarisht Interit

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 12:53
Henrikh Mkhitaryan i bashkohet zyrtarisht Interit

Interi ka njoftuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Henrikh Mkhitaryanit.

Reprezentuesi i Armenisë te “Nerazzurrët” ka kaluar si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Romën.

33-vjeçari me Interin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Para kalimit te Roma dhe tani te Interi, Mkhitaryan kishte luajtur edhe për klubet e njohura si Arsenal, Manchester United, Borussia Dortmund e Shakhtar Donetsk.

Mesfushori armen në sezonin e fundit te Roma regjistroi 44 paraqitje në të gjitha garat.

Ai shënoi pesë gola dhe shtoi nëntë asistime. 

(Kosova Sot Online)